12.8 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Palestinezët që ikën në jug përshkruajnë situatën e rëndë në Gaza: Asgjë s’ka mbetur – ka kufoma kudo

- Advertisement -

Palestinezët që kanë ikur në jug të Gazës përmes një korridori evakuimi të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kanë përshkruar ngjarjet në qytetin e Gazës, me sulme të vazhdueshme ajrore dhe me kushte të rënda.

Një person tha se ai bashkë me fqinjët e tij kanë përjetuar “ditë të tmerrshme”, teksa bëri të ditur se të gjithë kishin lënë shtëpinë e tyre në veri të Gazës dhe ishin zhvendosur disa herë, por ishte e pamundur për t’i shpëtuar sulmeve ajrore.

“Kjo luftë nuk la asgjë të sigurt – as kishat, as xhamitë as asgjë. Sot, ata hodhën disa fletë që na urdhëronin të largoheshim në zonën e pretenduar të sigurt. Tani jemi përtej kësaj zone të Wadi Gazës dhe ende po dëgjojmë bombardime. Nuk ka vend të sigurt në Gaza”, tha ai, shkruan CNN.

Më tej, personi që foli për CNN në kushte anonimiteti tha se nga vendlindja e tij s’mund të mernin asgjë, as rroba e ujë.

“Deri këtu ishte shumë e vështirë. Nëse diçka bie, nuk ju lejohet ta merrni atë. Nuk ju lejohet të ngadalësoni. Ka kufoma kudo”, tha më tej ai.

Kujtojmë se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se deri më tani afro 15 mijë njerëz kanë kaluar përmes korridorit që ka krijuar IDF-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit