8.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Palestinezët largohen nga Rafah pas urdhrit izraelit për evakuim

- Advertisement -

Mijëra njerëz po evakuohen nga Rafah , disa orë pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve të largoheshin nga qyteti, përpara një operacioni të ushtrisë.

Ushtria izraelite, e cila po përgatit një ofensivë të gjerë kundër Rafahut, filloi sot një ” operacion në shkallë të kufizuar ” për të larguar “përkohësisht” rreth 100,000 njerëz, duke bërë thirrje që ata të zhvendosen në “zonat humanitare”.

Siç raporton The Guardian, duke cituar dëshmitarë okularë, familjet e frikësuara po largoheshin nga zona ose në këmbë, me gomarë ose të grumbulluar me gjërat e tyre në kamionë të mbingarkuar.

“Ka tension të madh në të gjitha zonat e Rafah, duke përfshirë zonat në perëndim të qytetit. Shumë kanë filluar të mendojnë për evakuim dhe shumë tashmë janë larguar nga zona”, tha një dëshmitar.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se hodhën fletëpalosje dhe dhanë udhëzime përmes “njoftimeve, mesazheve me tekst, telefonatave dhe transmetimeve mediatike në gjuhën arabe”, duke u thënë banorëve të shkonin në një “zonë të zgjeruar humanitare”.

Zëdhënësi i IDF e përshkroi evakuimin si “pjesë e planeve tona për të çmontuar Hamasin… ne patëm një kujtesë të dhunshme të pranisë së tyre dhe aftësive operacionale në Rafah dje.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit