Palestina ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë një ndeshje në Kupën e Azisë.
Palestinezët të martën mposhtën Hong Kongun me rezultat 3-0, e cila ishte historike për këtë vend.
Palestina pas tri xhirove ka grumbulluar katër pikë në grupin C dhe renditet në vendin e tretë.
Ata do të presin ndeshjet e nesërme si do të përfundojnë, për t’u kualifikuar si të tretët më të mirë.
Ky rezultat do të ishte tjetër histori, pasi për herë të parë do të ishin në fazën e nokautit.