-2.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Pal Lekaj zbulon se çka e bëri Ramush Haradinajn nervoz që ta lëshojë takimin me Kurtin

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj,  ka dhënë detaje pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij opozita nuk kishte qenë e ftuar nga kryeministri që të  marrë pjesë në ndonjë plan të veprimit.

“Zotëri Kurti nuk e ka ftuar opozitën që të tregojë ndonjë plan të veprimit, t’i tregojë opsionet e veta se si dilet nga zgjidhja, ka filluar të bisedoj për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin dhe kështu mendoj që ka qenë jo e pranueshme për zotëri Haradinajn”, ka thënë Lekaj.

Gjersa ka shtuar se një gjë e tillë ka qenë fyese për Haradinajn dhe sipas Lekajt me të drejtë ai e ka lëshuar takimin.

“Ka qenë mjaft fyese për Haradinajn dhe me të drejtë e ka lëshuar takimin dhe nëse një kryeministër e fton opozitën dhe sjellët në atë mënyrë mendoj që është e papranueshme jo vetëm për Haradinajn por për gjithë spektrin politik”, ka shtuar Lekaj.

Tutje, Lekaj, ka shtuar se pozicioni i AAK-së ka qenë mbështetës i favoreve që kanë qenë në favor të sigurisë së vendit. Madje, ka thënë se edhe ftesave që Kryeministri i Kosovës i ka bërë, AAK-ja u është përgjigjur pozitivisht.

Gjersa ka theksuar se në situata të tilla që rrezikohet siguria e vendit nuk guxojmë të sillemi sikur nuk ka ndodhë asgjë. “Për ne është e papranueshme dhe ne e kemi marrë seriozisht këtë gjendje sot, ndërsa në parlament jemi marrë me çështjen e energjisë, është dashtë që sot Kryeministri në parlament t’i informojë deputetët e vendit për situatën në veri”, ka përfunduar Lekaj.

Sipas Lekaj, opozita gjendet në një terr informativë, gjersa ai ka thënë se në kushte të tilla sikur sot “një kryeministër i vendit të mos jetë serioz është e pakuptimtë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit