Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka theksuar se Qeveria Kurti nuk i ka realizuar as 10 për qind të premtimeve.
Ai madje tha se kjo qeveri ka zero rezultate.
“Sa i përket atyre premtimeve të VV-së mund të them me keqardhje që ajo nuk i ka përmbushur as 10 për qind të premtimeve elektorale por për 3 vite kemi zero rezultate. Kur e them këtë, sepse i përmendët autostradat, magjistralet dhe mendoj që në këtë drejtim ka dështuar sepse nëse e marrim shpenzueshmërinë e kësaj qeverie për investime kapitale, kjo qeveri e ka shpenzueshmërinë më të ulët që ndonjë qeveri ndonjëherë ka pasur dhe i ka lënë ashtu siç i ka lënë dhe ka pasur vetëm t’i vazhdojë projektet pasi kontratat kanë qenë të lidhur dhe s’ka bërë asgjë, nëse i marrim rrugën për Gjilan, për Mitrovicë, për Podujevë, zgjerimin e rrugës për Gjakovë, aty ku kanë qenë kanë mbetur dhe në tre mujorin e dytë të vitit 2024 meqë po e parasheh se do të ketë zgjedhje, ka filluar me intensitet të lartë por është shumë vonë sepse qytetarët kanë pësuar në këtë drejtim”, tha Lekaj për GazetaBlic.
Tutje ai shton se, Qeveria Kurti është larg asaj që t’i përfundojë të gjitha projktet që i ka premtuar.
“Më tepër janë punë elektorale se sa punë të qëndrueshme dhe mendoj se është një nguti tash e Qeverisë Kurti që t’u thotë qytetarëve se ja po punoj por nuk mendoj se do t’ia arrijë sepse merr shumë kohë dhe për tri vite sa kanë kaluar dhe tani sa kanë mbetur edhe disa muaj, mendoj që është larg asaj përmbushjes apo realizimit që të kryhen këto projekte”, tha Lekaj.