Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se ka dëgjuar se ka pasur përplasje fizike në mes të Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , Liburn Aliu dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi.
Në emisionin DPT te Fidani, Lekaj tha se një gjë të tillë e ka dëgjuar edhe nga brenda kësaj ministrie.
“Çarshia po flet por unë nuk kam ndonjë argument”, tha Lekaj.
“Kam dëgjuar nëpër okulare se ka pasur përlamje fizike mes ministrit dhe zëvendësministrit por unë nuk jam ai që e vërtetojë”, shtoi ai.
“Unë kam dëgjuar por nuk e kam parë vetë, derisa nuk e shoh vetë s’mund të them se ka ndodhur kjo. Kam dëgjuar brenda ministrisë dhe në okulare, por flet Çarshia”, tha Lekaj.