Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka folur për mundësinë e mbajtjes së një proteste të radhës kundër Gjykatës Speciale me 17 shkurt.
Ai tha se është në diskutim organizimi i një proteste më 17 shkurt në qendrën e Prishtinës, e cila synon të shprehë pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale që, siç u shpreh ai “s’po di as vet se çfarë po bën”.
“Ne jemi në diskutim e sipër për një protestë me 17 shkurt në qendër të Prishtinës, protesta do të jetë në shenjë pakënaqësie të gjykatës speciale që po e stërgjatë procesin. Ne ende s’kemi marrë vendim, por jemi në diskutim e sipër. Sipas gjasave, protesta do të mahet me 17, pikërisht një ditë para fjalës përfundimtare”, tha Gucati në Klan Kosova.






