6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pakënaqësi edhe në Vetëvendosjen e Drenasit, pak aktivistë dolën për të votuar

- Advertisement -

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me numrin e vogël të pjesëmarrësve në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas.

Ai ka ironizuar me numrin e aktivistëve pjesëmarrës në zgjedhje duke thënë se :”Me 7 aktivistë nuk mundesh me zgjedhë asgjë, veç e rrenë vetën”.

Krejt kjo vije sepse siç mëson “Drenica Sot” kandidatja e vetme për të marrë udhëheqjen e Qendrës së VV-së në Drenas ka marrë vetëm 91 vota kundrejt 62 sa ishin kundër.

E njëjta i hyri “garës” si e vetme pasiqë nga kryesia e nivelit qendror u eliminuan të gjithë kundërkandidatët.

Qorri ka pyetur edhe për legjitimitetin e zgjedhjes së saj kur në pytje janë vetëm 91 vota pro në qindra aktivistë sa ka Lëvizja Vetëvendosje!

Më poshtë ju sjellim postimin e tij të plotë bërë në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/naim.qorri/posts/2273475636153779

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit