23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

“Pak u dënu, pak pak pak…krim që s’bëhet”, babai i njërit prej viktimave flet pas dënimit të Jon Hotit

- Advertisement -

Jon Hoti u dënua sot me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës, në nëntor të vitit 2024, në Klinë.

Pas këtij vendimi, është deklaruar prindi i njërit prej dy viktimave, i cili me dhimbje të madhe foli për të birin.

Dënimi i shqiptuar sot nuk e lehtësoi atë. Për Klan Kosova, ai tha se ka pritur që i akuzuari të marrë një dënim më të ashpër.

“Shumë pak është dënu, se janë dy raste, nuk është vetëm një rast, për mendimin tim është shumë pak. Por e ka vendos gjykata, e lëmë ashtu. Unë e kam pritur burgim të përjetshëm. Ky është dënu shumë pak, pak, pak, pak. Ka bë krim që nuk bëhet”, tha prindi i viktimës.

Të ngjashme

Të fundit