Brikena Selmani sonte do të kurorëzojë dashurinë me martesë me Mateo Borrin.
Dyshja do të bëjnë një dasmë në Big Brother, si kërkesë e banorit pasi i propozoi modeles.
Tani është përzgjedhur edhe këngëtari për të performuar e që do të jetë Gena.
Brikena ndërkohë po bën edhe përzgjedhjen e fustanit të bardhë, meqë i ka disa alternativa.
Banoret e tjera si Selin Bollati, Edisa dhe Juela, i kanë ofruar ndihmë në përzgjedhje.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë dasma e tyre sonte dhe kush nga ish-konkurrentët do të marrë pjesë.
Rogerti nga ana tjetër ka premtuar se do të jetë në rolin e dajës së Brikenës, për t’i prishur dasmën.






