16.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Pak orë para takimit të ftuar nga Osmani, Kuvendi në tentimin e 16-të për konstituim

- Advertisement -

 

Të enjten me fillim nga ora 10:30 është paralajmëruar të mbahet seanca e 16-të me radhë në tentativë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Seanca e së martës, dështoi pasiqë Vetëvendosje insistoi sërish në votim të fshehtë për emrin e saj për kryeparlamentar, e që është Albulena Haxhiu.

Ndërkaq, të enjten deputetët e zgjedhur mblidhen me të njëjtin qëllim, funksionalizimin e parlamentit

Seanca e 15 majit zhvillohet tre orë e gjysmë para se liderët e partive politike të shkojnë në takim te presidentja, Vjosa Osmani.

E para e shtetit i ftoi në takim krerët partiak në përpjekje për zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Takimi i Osmanit me partitë shumicë pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq ai me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00.

Të ngjashme

Të fundit