23.7 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Pak orë para daljes në shitje të biletave, tifozët rreshtohen për ta zënë rendin në Mitrovicë

- Advertisement -

Këtë po e demonstrojnë edhe në këtë sezon, ku e mbushën palestrën “Minatori” thuajse në çdo ndeshje.

Ata presin me orë të tëra për bileta, në vapë, në shi e në borë, vetëm për ta përcjellë ekipin e tyre të zemrës në palestër, shkruan “Gazeta Express”.

E të njëjtën gjë po e bëjnë edhe sot.

“Jepi Zë” raporton se që tifozët kanë dalë për të pritur për bileta plot katër orë para daljes së tyre në shitje.

Pra, tifozët që nga ora 07:00 e mëngjesit e kanë zënë rendin për ta blerë biletën e lojës Trepça – Peja, ndërsa shitja e tyre do të nisë në orën 11:00.

Kjo pa dyshim se është një dashuri e madhe për klubin pasi tifozët po bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme dhe fatkeqësisht palestra “Minatori” është e vogël për t’i pranuar krejt tifozët e interesuar për lojë, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshja e parë finale e “play-offit” të Superligës së basketbollit mes Trepçës dhe Pejës do të nisë në orën 20:00 sonte.

Ekipi që i shënon tri fitore do të shpallet kampion i Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit