Afati për subjektet politike për të paraqitur aplikimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare përfundon sot (e mërkure) në orën 16:00. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri në këtë kohë, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve që do të garojnë për ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Besnik Buzhala ka thënë se prej datës 1 shtator 2024, deri më tani, aplikimin për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve e kanë përfunduar dhjetë subjekte politike.
Ai përmendi edhe subjektet që deri më tani janë certifikuar:
1. Subjekti politik i regjistruar JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA JGP (datë 09.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e nëntë (29) kandidatë:
2. Subjekti politik i regjistruar PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM PAI (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: me gjithsejtë: tridhjetë e pesë (35) kandidatë:
3. Subjekti politik i regjistruar Srpska demokratija (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: trembëdhjetë (13) kandidatë:
4. Iniciativa qytetare GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dhjetë (10) kandidatë:
5. Iniciativa qytetare OPRE ROMA KOSOVA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë:
6. Subjekti politik i regjistruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë:
7. Subjekti politik i regjistruar Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë:
8. Subjekti politik i regjistruar Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: nëntë (9) kandidatë:
9. Subjekti politik kandidat i pavarur FATMIR BYQYQI.
10. Subjekti politik i regjistruar KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë.