Raphael Varane ka marrë një punë të re vetëm pak javë pasi i dha fund karrierës si futbollist aktiv.
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester United i dha fund karrierës së tij legjendare më herët gjatë këtij viti, vetëm dy muaj pasi u transferua në Serie A tek Como.
Por, 31-vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e Comos, pasi edhe zyrtarisht ai është bërë pjesë e bordit drejtues, aty ku do të fokusohet në zhvillimin e të rinjve, edukimin dhe produktet inovative.
Varane gjithashtu do të këshillojë strategjinë e zhvillimit të klubit, duke përfshirë teknologjinë dhe inovacionin.
Nga përmirësimi i zgjidhjeve digjitale te përmirësimi i platformave të analizës së të dhënave dhe sistemeve të biletave.
“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Raphael në bordin tonë. Arritjet e tij në futboll, të kombinuara me interesimin e tij për të rinjtë dhe edukimin, përputhen me qëllimet tona për të ardhmen e Comos”.
“Ne kemi besim se eksperienca e tij do të kontribuojë në sukseset e lojtarëve dhe komunitetit tonë”, ka thënë drejtori i Comos, Mirwan Suwarso.
Pas marrjes së këtij roli Varane u shpreh i lumtur dhe i emocionuar për atë që pret në të ardhmen.
“Kalimi nga fusha në bordin drejtues nuk është fundi i rrugëtimit tim në futboll. Është një fillim i ri për të cilin me zi po pres. Të bashkohem me bordin e Comos më lejon që të vazhdojë të kontribuojë në sport duke ndërtuar të ardhmen”, ka thënë Varane.