Një deklaratë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në lidhje me trupat e KFOR-it në veri shkaktoi shumë reagime.
Derisa ky i fundit tha se të njëjtën gjë e kishte deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani, presidenca kishte dalë me një reagim.
Pavarësisht kësaj, dy liderët janë parë të afërt me njëri tjetrin në Spanjë, ku po marrin pjesë në samitin e vendeve anëtare.
Rama ka publikuar pamje prej atje, ku shihet bashkë me presidenten Osmani.