6.2 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Pak ditë para samitit të NATO-s, Biden shfaqet duke shijuar rrezet e diellit në plazh (Video)

- Advertisement -

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden u pa të shtunën në plazh pranë shtëpisë së tij në Delaware, duke shijuar diellin me gruan e tij Jill dhe mbesën e tij 22-vjeçare Finnegan.

Sipas Daily Mail, presidenti amerikan dhe familja e tij u relaksuan në shezlongë, nën syrin vigjilent të shërbimeve sekrete. Në fakt, pjesa tjetër e turistëve duket se nuk i kushtuan vëmendje rrethit presidencial dhe vazhduan të shijonin ditën me diell.

Presidenti amerikan Joe Biden është në një turne diplomatik në Evropë nga sot deri më 13 korrik, i cili do të vizitoj Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën.

Turneu i udhëheqësit amerikan në tre vende synon “të demonstrojë lidershipin e presidentit në skenën botërore” në një kohë kritike të luftës në Ukrainë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të demonstronte lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

Sipas mediave të huaja, Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të “forcuar lidhjet e ngushta” që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre.

Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, tha zëdhënësja e tij, sipas njoftimit për shtyp.

Për ndalesën e fundit të udhëtimit të tij, në Helsinki, Joe Biden do të shkojë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit