Ndryshe prej një diskutimi në një forum tjetër, ku kryediplomatja Donika Gërvalla e emisari evropian, Miroslav Lajçak replikuan me njëri tjetrin, e madje kjo e para e quajti Bashkimin Evropian një “tigër prej letre”, këtë herë, të dy patën qëndrime të njëjta me njëri-tjetrin. Ai që s’pajtohej ishte ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, të cilit iu kundërpërgjigj emisari evropian.
Tre politikanët e lartëpërmendur po marrin pjesë në një panel diskutimi në Forumin e Bledit, ku pjesëmarrës janë edhe figura të tjera politike.
Kur erdhi radha që fjalën ta marrë kryediplomatja Gërvalla, moderatori iu drejtua me këto fjalë:
“Ju jeni, bazikisht, shumë më larg, kur bëhet fjalë për zgjerimin. I dijmë arsyet, nuk do t’i them ato. Ju do të merrni, të paktën ky është plani, liberalizimin e vizave nga 1 janari, që është hapi i parë që Kosova e ka të ardhmën në BE. Por sigurisht, ka disa problem të tjera që duhet të zgjidhen.”
Gërvalla deklaroi se Kosova është e përgatitur për rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE, duke thënë madje, se janë optimist edhe për hapin e BE-së, pas aplikimit në dhjetor të vitit të kaluar.
“Ne në Kosovë besojmë fuqishëm që jemi gati dhe të përgatitur për këtë rrugëtim. Kemi aplikuar vitin e kaluar për anëtarësim, pop resim për hapin e radhës nga BE-ja, jemi shumë optimist që kjo do të ndodhë shpejt, duhet të ndodhë shpejt.” – u shpreh ajo.
“Ku po e bazoni optimizimin tuaj” – e pyeti moderator.
Ndërkohë, përgjigja e Gërvallës ishte kjo:
“Në idenë evropiane dhe zhvillimin e Kosovës. Sepse kjo duhet të jetë masa e parë me të cilën duhet të gjykohet, Kosova është gati për të ndërmarrë çfarë është e nevojshme që t’i bashkohemi familjes evropiane.”
Derisa po flitej për afatin kohor të dhënë nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kur BE-ja do të jetë gati për zgjerim, që sipas tij, mund të jetë viti 2030, moderatori shtroi pyetjen nëse deri atëherë do të sjellë rezultate edhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Në idenë evropiane dhe zhvillimin e Kosovës. Sepse kjo duhet të jetë masa e parë me të cilën duhet të gjykohet, Kosova është gati për të ndërmarrë çfarë është e nevojshme që t’i bashkohemi familjes evropiane.”
Derisa po flitej për afatin kohor të dhënë nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kur BE-ja do të jetë gati për zgjerim, që sipas tij, mund të jetë viti 2030, moderatori shtroi pyetjen nëse deri atëherë do të sjellë rezultate edhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Besoj që kemi shanse të mira për të pasur sukses në dialog sa më herët, më herët se aq. Kryeministri dje përmendi pranverën e ardhshme, le të punojmë në këtë.” – tha Gërvalla.
Këtu, foli edhe Lajçak, i cili pas “tigrit prej letre”, u pajtua me ministren e Jashtme në Qeverinë e Kosovës.
“Pajtohem plotësisht…e dijmë çfarë duhet të bëhet, kemi marrëveshjet, duhet të implementohen në disa muaj.” – tha ai.
Moderatori, kërkoi një mendim edhe nga ministri serb, Ivica Dacic.
“Fillimisht, do të doja të pyes se çfarë ndodhi me marrëveshjet e kaluara, unë firmosa 10 vite më parë, apo kjo nuk është valide më, Lajçak është këtu, mund ta thotë.” – u shpreh ai.
Lajçak iu kundërpërgjigj atij, duke përmendur marrëveshjen e arritur në Bruksel, ku theksohet se të gjitha marrëveshjes e kaluara duhet të implementohen plotësisht.
“Pika 10 e marrëveshjes sonë thotë që të gjitha marrëveshjes duhet të implementohen plotësisht.” – deklaroi ai.
Ndonëse moderatori dha një mendim se ndoshta, kjo do të jetë e vështirë, Gërvalla deklaroi se dy shtetet duhet ta provojnë normalizimin e marrëdhënieve.
“Duhet ta provojmë, nëse do të jetë e vështirë, moti i keq sot mund të jetë një arsye se pse nuk duhet ta kemi këtë diskutum, por duhet ta bëjmë këtë, dhe jemi gati për këtë.” – u shpreh ajo.