Efi Dhedhes dhe Dea Michele ishin dy prej banoreve më të komentuara në BBVA2.
Siç duket dyshja kanë lënë pas hatër mbetjet dhe janë pajtuar me njëra tjetrën.
Krejt kjo është kuptuar nga një postim i Efit në Instagramin e saj, ajo e ka mbështetur Dean nga fansat e Luizit, të cilët i dëshironin vdekjen.
Efi ka shpërndarë shkrimin e Deas rreth kësaj ngjarjeje dhe ka thënë se: ‘’Me rëndësi ne të kemi xhan’’.
Pas përfundimit të BBVA2, vajzat gjuanin edhe kunja kundrejt njëra tjetrës, por ato paskan vendosur që gjithçka ta lenë në të kaluarën dhe të krijojnë një raport të mirë.