15.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Pajisjet e reja zvogëlojnë numrin e trajtimeve jashtë vendit, Elshani: Operojmë me një sallë shkaku i mungesës së anesteziologëve

- Advertisement -
Afër 2 milionë euro është shuma që Klinika e Neurokirurgjisë ka përfituar për modernizimin e pajisjeve mjekësore.
Këto pajisje do të mundësojnë intervenime që nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, ka konfirmuar drejtori i klinikës, Besnik Elshani.

Elshani ka thënë për Ekonomia Online, se me këto pajisje do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. Për këtë ka falënderime ndaj vartësve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka thënë se falë këtyre aparaturave, do të ndihmojnë në rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru. Krahas kësaj, projekti përfshin edhe rinovimin e sallës së dytë operative.

Krahas kësaj, Elshani ka thënë se në planin dinamik përgatitor, qëllim kanë funksionalizimin e aparaturës, ndërsa pajisjet e përfituara janë sistemi i fluoroskopisë 3D, neuroendoskopi dhe tabela e kirurgjisë kurrizore.

“Si qendër e vetme referente, kuptohet kemi një bagazh të madh të punës dhe me ardhjen në detyrë të drejtorit të Klinikës para dy vitesh, unë së bashku me kolegë të mi, kemi bërë një zotim që të punojmë së bashku në ngritjen e nivelit të Neurokirurgjisë kosovare. Punuam së bashku në krijimin një projekti që e pagëzuam ‘Projekti i rimëkëmbjes së Neurokirurgjisë kosovare’ dhe ky projekt është bërë realitet dhe Klinika e Neurokirurgjisë është përfituese e projektit nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 2 milionë eurosh që nënkupton pajisjet më moderne teknologjike, neurokirurgjikale të kohës, që përfshin pajisjet siç janë; neorumikroskopi elektronik i gjeneratës më të re, neuronavigatori, neuroendoskopi, fluoroskopi dhe këtu përfshinë edhe rinovimi i sallës operative të klinikës sonë”, ka thënë Elshani për EO.

E duke folur për pajisjet e reja, Elshani ka thënë se do të mundësojnë reduktimin e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

“Sigurisht që rezultatet nuk do të mungojnë për arsye se me këto pajisje është një përparësi e madhe sepse Klinika e Neurokirurgjisë, nuk do të jetë ajo klinikë nga e cila nuk do të shkojnë pacientët për trajtim jashtë vendit. Pra me këtë projekt, me këto pajisjet të reja, të gjithë pacientët të cilët nuk kanë pasur mundësi të trajtohen për shkak të mungesës së aparaturave dhe jo prej kuadrit por me këtë projekt, MSh-ja ka bërë një shërbim të madh qytetarëve sepse tani e tutje do të kursehet edhe buxhetit i shtetit, që nënkupton se ato mjete nga Fondi për Sigurime Shëndetësore që kanë shkuar jashtë vendit, tani do të mbesin këtu dhe njëkohësisht kuadri do të përgatitet dhe do të jetë më profesional në kryerjen e këtyre punëve profesionale”, ka thënë tutje Elshani.

E mungesa e anesteziologëve, ka bërë që Klinika e Neurokirurgjisë të punojë me vetëm një sallë operative. Për këtë, Elshani kërkon që sa më shpejtë të shtohet numri i tyre dhe të funksionojnë me dy salla të operacionit.

“Sa i përket Klinikës së Neurokirurgjisë në përgjithësi, mund të them se në kuadër të kapacitetit që kemi dhe ne që punojmë tani, kemi vetëm një sallë operative për momentin dhe kjo është një hendikep që e kemi. Në pritje të padurueshme do thoja, që të kemi sallën e dytë. Kjo pra varet njëkohësisht nga Shërbimi i Anesteziologjisë, i cili është premtuar që me rastin e renovimit të sallave, do të kemi kapacitetin edhe të sallës së dytë operative”, u shpreh Elshani, teksa me kapacitetet që kanë numri i operacioneve shkon në 600.

“Kjo ndërlidhet sigurisht edhe me numrin e operacioneve. Operacionet neurokirurgjikale aktualisht me një sallë operative, në vitin që lamë pas kemi arritur një vit rekord në historinë e Neurokirurgjisë, kemi bërë më shumë se 625 operacione. Pra synimi është që me kapacitetin e dy sallave operative, për kokë banori, sigurisht që numri i operacioneve do të ishte i kënaqshëm nëse do arrihej mbi 1 mijë”, potencoi Elshani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit