U kryen shumica e testimeve për pajisjet e radioterapisë, të cilat u zhytën në ujë 13 ditë më parë në Klinikën e Onkologjisë.
Tash kanë mbetur vetëm edhe disa që pritet të përfundohen shpejt.
Deri atëherë, pacientët që nuk e morën këtë shërbim për gati dy javë, do të ketë trajtim të atillë që mungesa e rrezatimit të këtyre ditëve të mos ndikojë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Ndërkohë, vetë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë vizitës që i kishte bërë kësaj klinike javën paraprake, pati thënë se këtyre pacientëve do t’u mundësohet shërbimi në Shqipëri.
Këta të fundit e konfirmuan mbështetjen për pacientët e Kosovës të prekur nga kanceri, lajm ky që u bë i ditur gjatë ditës nga MSh.