10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pajaziti për zhvillimet e fundit: S’do të rrimë duarkryq, por as nuk do të veprojmë si VV-ja kur ishte në opozitë

- Advertisement -

Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk përjashtojnë asnjë veprim politik si parti për të ndryshuar qasjen e Qeverisë Kurti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zhvillimeve në veri të vendit.

Në “DPT te Fidani”, Pajazitaj ka thënë se s’do të veprojnë ashtu siç ka vepruar Vetëvendosja sa ka qenë në opozitë, por se as nuk do të rrinë duarkryq.

“Nuk do të rrimë duarkryq, por kjo duke i shfrytëzuar mundësitë tona legale. Ne nuk do të veprojmë ashtu siç ka vepruar Vetëvendosja kur ka qenë në opozitë, por nuk përjashtohet asnjë veprim politik brenda dhe jashtë institucioneve në forma të ndryshme të aktivitetit për të parandaluar ose ndaluar veprimet që e çojnë dëm Kosovën. Krejt këto në kuadër të veprimeve politike”, ka thënë Pajaziti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit