Qysh në fillim, kur është pyetur mbi këtë çështje, ai ka treguar se në mars kishte marrë ftesë nga emisari aktual, Miroslav Lajçak për të diskutuar rreth kësaj çështje.
“Në mars, kam qenë i ftuar në Bruksel nga emisari special, Miroslav Lajçak i cili më pyeti nëse do të konsideroja vazhdimin e punës së tij, nëse Këshilli i BE-së do të ma jepte mandatin. Mora ca kohë. Dhe më pas, pavarësisht të gjitha vështirësive që e presin atë që do ta marrë këtë detyre, vendosa që do ta bëj. E kam ditur që nuk do të bëhej pa përkrahjen e lojtarëve kryesor në politikën sllovene. Ata më përkrahën, gjë për të cilën jam falenderuar.” – tha ai, transmeton Nacionale.
Por, Pahor thotë se më pas situata ndryshoi:
“Por, diçka ndryshoi në Bruksel. S’i di të gjitha arsyet. Procesi i përzgjedhjes nuk ka qenë i kompletuar në maj, siç ishte thënë, por këshilli vendosi që në qershor t’ia zgjasë mandatin Lajçakut edhe për një gjysmë viti”.
I gatshëm për pozitë
Pavarësisht kësaj, ish-presidenti slloven ka treguar se është i gatshëm ta marrë këtë pozitë, kur t’i ofrohet.
“Unë jam i gatshëm për këtë pozitë, nëse emërohem. Sidoqoftë, bazuar në më shumë se 30 vite eksperiencë jashtë dhe brenda, për mua është e qarta që do ta kishte më të lehtë nëse procesi i përzgjedhjes do të bëhej në maj.
Në të njëjtën kohë, i them Brukselit: Jam këtu me eksperiencën time, arritjet, dijen dhe autoritetin si dikush që pranohet si një ndërmjetësues i sinqertë në Kosovë, Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Si dikush që zgjodhi problemin në Kroaci në një mënyrë paqësore, normalizoi marrëdhëniet me Serbinë kur Sllovenia njohu Kosovën dhe më pas pati eskalim, dhe si dikush që ka nisur dhe e ka drejtuar procesin Brdo-Broni.” – tha ai, transmeton Nacionale.
Megjithatë, Pahor thotë se nëse BE-ja ka një gjykim tjetër dhe dëshiron një diplomat për ta marrë pozitën, do ta respektojë këtë.
“Por, nëse ata vendosin ndryshe, nëse ata gjykojnë që një politikan me eksperiencën e kryeministrit dhe presidentit të Republikës mund të jetë shumë, ose nuk është i përshtatshëm se është politikan, dhe duan një diplomat, e kuptoj, e respektoj dhe vazhdoj punën time tjetër.
Do të qëndroj deri në fund, por do ta kuptoj rezultatin. Nuk jam një që dorëzohet. Po garoj për këtë, sepse mendoj që kam referencat që më bëjnë më të mirin në këtë çështje.” – tha ai.