![Pahor: Nuk jap intervista deri në zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Pahor: Nuk jap intervista deri në zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/pahor.jpg)
Ish Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se deri sa të ketë vendim përfundimtar për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, nuk do të jep deklarata.
Ai këtë e tha në një postim në platformën “X”.
“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin.”