Pagjumësia është një problem i përhapur në shoqërinë moderne dhe ndikon negativisht në shumë aspekte të shëndetit fizik dhe mendor.
Kur pagjumësia bëhet e zakonshme, kjo çon në pasoja mjaft serioze.
Sipas ekspertëve, pagjumësia mund të shkaktojë ndryshime të ndjeshme në funksionimin e trupit, duke prekur edhe organet.
Netët pa gjumë rrisin rrezikun për depresion, ankth dhe stres. Poashtu, pagjumësia ndikon direkt në sistemin imunitar duke e dobësuar atë. Kjo çon në një trup më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve. Një studim i vitit 2015 tregoi se njerëzit që flinin më pak se 7 orë në natë kishin më shumë mundësi të zhvillonin të ftohurin krahasuar me ata që flinin më shumë.