26 C
New York
Tuesday, July 2, 2024

Buy now

Pagesa e polisës së sigurimit, Lushi: Kurti merr nga të varfërit u jep kompanive miliardëshe

- Advertisement -

Aktivisti Uk Lushi i cili vet jeton në diasporë, ka kritikuar vendimin e fundit të qeverisë, për tua paguar polisat e sigurisë, nga buxheti i shtetit, mërgimtarëve që vijnë në Kosovë.

Sipas Lushit, kjo politikë është anti-Robin Hood, sepse Kurti po merr para nga të varfërit për t’ua mbushur xhepat kompanive që kanë miliarda euro fitime.

Postimi i plotë:

Albin Kurti merr nga taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës dhe ua paguan polisën e sigurimit mërgimtarëve që e kanë paguar atë në kompanitë e sigurimeve në vendet ku punojnë dhe paguajnë taksa. Ku në botë ka kësi çmendurie?!

Ai në vend se të marrë para nga Kosova, për katër vjet në pushtet, është dashur të arrinte marrëveshje shtetërore apo të detyronte kompanitë e sigurimit në Europë të garantojnë pagesat për polisat që mërgimtarët i paguajnë me paratë e veta.

Albin Kurti po merr para nga buxheti i varfër i Kosovës, miliona euro, për të paguar për obligimet e kompanive të pasura të sigurimeve. Albin Kurti është Anti-RobinHood. Albin Kurti merr nga të varfërit dhe u jep të pasurve dhe kompanive me miliarda fitime.

Ku jeni vetëvendosës që nuk u ndihet zëri?! E sosët Kosovën duke pasuruar miliarderët e Europés.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit