8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pagat u rritën, “pabarazia” në QKUK vazhdon, dikush me 0 operacione e dikush 800

- Advertisement -

Nga Ligji i ri i  pagave mjekët specialistë përfituan pothuajse më së shumti, atyre iu dyfishua rroga.

Përkundër kësaj, specialistët e lëmive të ndryshme në QKUK nuk treguan performancë të mirë në punë.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Klan Kosova i ka siguruar raportet e punës nga QKUK për mjekët e degëve kirurgjike përgjatë periudhës janar-shtator për këtë vit.

Shifrat tregojnë që ka edhe prej atyre kirurgëve që nuk janë lodhur fare e disa të tjerë kanë punuar shumë më shumë, anise pagën bazë e kanë të njëjtë mbi 1200 euro.

Nga 31 oftalmologë sa ka në listë Klinika e Syve, janë dy specialistë me 0 operacione për nëntë muaj punë, një me vetëm një operacion, një tjetër ka vetëm dy e dikush shtatë, krahas të tjerëve që kanë shifra prej nga 500 deri në 800 intervenime.

Edhe në maksillo-faciale, ka prej atyre që për nëntë muaj kanë kryer vetëm pesë operacione krahas një specialisti tjetër që ka edhe mbi 100 sosh.

Pabarazi të theksuar ka edhe të ortopedët, klinikë kjo me listë të madhe të pritjes për intervenime.

Nga janari deri në shtator një ortoped nuk ka hyrë fare në sallë operative, dikush tjetër veç tetë herë, disa janë me nga 17, 20 dhe 26 operacione, si shifra minimale, krahas të tjerëve që kanë mbi 50 e 100.

Në degën tjetër kirurgjike atë të vaskulares që po ashtu edhe këtu ka listë të pritjes për operacion venash, njëjtë ka edhe diferencë në punë. Një kirurg numëron vetëm 10  intervenime, tjetri 20 kurse shifrën maksimale prej 138 operacionesh  e shënon vetëm një specialist.

Lidhur me këtë tashmë menaxhmenti i QKUK-së, është në fazën e analizës së performancës për secilën klinikë dhe mjek specialist.

Derisa ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari ka thënë se pas arritjes së kësaj objektive nuk do të ketë më mjek me dy ndërhyrje dhe do të bëhet një lloj shpërndarje më racionale tek të gjithë, në mënyrë që puna tek mjekët të jetë më e përafërt.

Nga QKUK theksojnë se karshi të gjeturave pas analizës së detajuar dhe pastaj me secilin nga drejtorët e klinikave do të ndërmarrin veprime të nevojshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit