Në prag të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti vendosi ta rris pagën minimale në 500 euro.
Një propozim të tillë para dy viteve, ministri i tij i Financave e konsideronte si propozim tallës që nuk ka askund në botë.
Por, sipas shoqërisë civile, Kurti po vazhdon ta shkelë ligjin.
Ekonomisti Safet Gërxheliu tha se para se të merrej një akt i tillë, do të duhej edhe konsultim me sektorin privat, ngase sipas tij kjo është e papërballueshme, andaj paralajmëron edhe reduktim të stafit nga kompanitë.






