Bazuar në nenin 79, 80 dhe nenin 81 paragrafi 2, nenparagrafi 2.2 të Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe nenin 7 dhe 8 të Rregullores (QRK) nr. 04/2022 për Procedurat Konkurruese dhe Pranimi për Nëpunësit Administrativ dhe Mbështetës, Ministria e Punëve të Brendshme, më datë 21.12.2022, bën shpalljen e Konkursit Publik për zyrtar administrativ.
Sipas konkursit, numri i pozitave të lira është 200 ndërsa lloji i pozitës është nëpunës administrativ dhe mbështetës.
Paga mujore bruto është 423.85 Euro ndërsa peridha e kontratës është me afat të caktuar, një vit, raporton IndeksOnline.
Vendi i punës është në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës në: Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.