9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

- Advertisement -

Saga e transferimit mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit sa i përket Kylian Mbappe mori fund në vitin 2024, pasi kampioni në fuqi i Evropës e transferoi atë pas shumë e shumë vite tentimesh. 

Pasi qëndroi tek PSG-ja për shtatë sezone, Mbappe u largua nga kryeqyteti francez si lojtar i lirë me 256 gola të realizuar në 308 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit. 

Ani pse Mbappe nuk i kushtoi ‘Los Blancos’ asnjë cent, bonusi i tij i nënshkrimit së bashku me pagën që merr, e bëjnë atë njërin ndër lojtarët më të paguar në La Liga. 

Nënshkrimi për Real Madridin me një kontratë pesë vjeçare, bëri që Mbappe të bëhet lojtari më i paguar i klubit me diku rreth 500 mijë euro në baza javore dhe me një pagë vjetore mbi 25 milionë euro. 

Paga e Kylian Mbappe në numra

Nuk vjen si një befasi që reprezentuesi francez është lojtari më i paguar tek Real Madridi, sidoqoftë, lojtari i dytë më i paguar i klubit vjen në fakt si një befasi. 

David Alaba përfiton 18 milionë euro, i ndjekur pas nga Jude Bellingham në vendin e tretë dhe Vinicius në të katërtin, që të dy me paga të barabarta. 

Pesëshen më të paguar tek klubi madrilen e kompleton uruguaiani Federico Valverde, i cili konsiderohet si një kapiten i së ardhmes nga tifozët./Telegrafi/

Pesë lojtarët më të paguar tek Real Madridi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit