Sindikata Re e Punëtorëve të KEK-ut, iu drejtua edhe publikisht Ministrit të Financave, Hekuran Muratit për rishqyrtimin e rrogës së 13-të që 90 mijë zyrtarë publikë do ta marrin si shpërblim.
Krejt këto veprime, kryetari Xhelal Jashari tha se i ndërmori në mënyrë që këta shërbyes të mos diskriminohen, raporton Klan Kosova.
Nëse këto të holla nuk u ndahen edhe kësaj kategorie, Jashari paralajmëroi masa sindikale.
Për këtë çështje, veprime të ngjashme paralajmëruan edhe nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Trepçës”.
Për shqetësimin e këtyre dy kryesindikalistëve, si dhe për ndaljen e pensioneve për veteranët e luftës UÇK-së, televizioni ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, por nuk mori përgjigje gjatë deri në transmetimin e kësaj kronike.






