6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Paga 7 mijë e 500 euro e Gani Jakupit, Hyseni: Është keqpërdorim i buxhetit të Kosovës

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovë për angazhimin e Gani Jakupit si ekspert i jashtëm për diplomaci.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, e cila do të publikohet gjatë ditës, ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për angazhim të ndonjë eksperti të politikes së jashtme.

Ai ka thënë se MPJD-ja ka angazhuar një anonimus, i cili nuk do t`i ofrojë asnjë shërbim Kosovës.

“Nuk kam parë që Ministria e Jashtme ka angazhuar ndonjë ekspert. Ka angazhuar një njeri për të cilin besoj se pjesa dërmuese e opinioni ka mësua vetëm tani”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se Ministria e jashtme ka nevojë për konsulenca të mirëfillta ndërkombëtare.

Ministria e një vendi siç është Kosova ka nevojë për konsulencë ndërkombëtare, por për konsulencë të mirëfilltë, e cila i hap shtigje dhe rrugë komunikimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë, që përshtypja ime e parë nga e gjithë kjo tollovi rreth këtij të ashtuquajturi këshilltar nuk me lejojnë të besoj që kemi të bëjmë më një ekspert të politikës së jashtme”, është shprehur ai.

Sipas tij, kontrata e MPJD-së me Gani Jakupin është vetëm keqpërdorim i parasë publike.

Janë veprime tërësisht të papranueshme të kësaj qeverie si në fushat tjera, shpenzim tërësisht joracional i fondeve dhe parasë së taksapaguesve të Kosovës në projekte të cilat Kosovës nuk i sjellin bash asnjë dobi të vetme. Ky është vetëm një moment i vogël në vargun e keqpërdorimeve të politikes së jashtme inekzistente të Republikës së Kosovës. Ka dy tre vite që Kosova nuk ka politikë të jashtme, nuk ka komunikim të rregullt qoftë multilateral, qoftë bilateral me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se duhet kërkuar llogari nga Qeveria se cilat shërbimi i ka ofruar deri me tani eksperti në fjalë.

Nuk do të duhej të ishte alarmante shuma e pagesës se një eksperti të mirëfilltë ndërkombëtar. Alarmante është se paguhet një anonimus, që për llogaritë e mija dhe të shumicës se qytetarëve, për punët që nuk i bën fare. Dhe pyetja që duhet shtruar nga opozita në Kuvend është se cilat shërbime i ka ofrua dhe i ofron ai njeri për këtë shumë me të cilën kompenzohet”, ka thënë Hyseni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit