Qytetarët e Kosovës dje kundërshtuan fuqishëm padrejtësitë Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Mijëra bura e gra, të moshuar e fëmijë u ngritën në këmbë për të mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-ë si vlerë të përbashkët të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Duke mbajtur në duar flamujt e UÇK-së, fotografi të ish-krerëve të UÇK-së dhe pankarta kundër Gjykatës Speciale, ata kërkuan drejtësi për çlirimtarët.
Ndaj kësja proteste dhe kërkesave të protestuesve ka heshtur vetëm pushteti i Albin Kurtit.
Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve, pas përfundimit të protestës ata u shpërndanë në mënyrë të qetë, duke mos shkaktuar asnjë incident.
Hysni Gucati, Arbër Cacaj, Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti, të cilët iu drejtuan protestuesve, denoncuan padrejtësitë e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Nevenka Tropm që ishte ndër hetueset e rastit të kasapit të ballkanit Slobodan Millosheveiq, ka folur para qytetarëve që po protestojnë për padrejtësitë në Hagë. Ajo ka bërë pikërisht një fjalim që sqaron se përse u votua Gjykata Speciale, dhe përse protesta është e drejt.
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është një parullë por realitet i dhimbshëm që ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet tëë ketë legjitimitet. Ne e dijmë që drejtësia mund të jetë subjective ose objektive, por ajo duhet të udhëhiqet nga organe të pavarura. Gjykatat, ligjet dhe profesionistët duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe me profezionizem. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selective, rrezikon të cilësohet si padrejtësi. Në rastet e tilla ato nuk e zbulojnë të vërtetën por duken të inskenuara. Kjo është veçanarisht e rrezikshme kur institucionet e drejtësisë ndihen të deytruar tu sherbejnë narrtivave politike. Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj shkuan vullnetarisht, duke besuar sikurse ju se drejtësia do të zbatohet shpejt. Ata u siguruan se procesi do të jetë i paanshëm dhe transparent. Megjithatë ja ku jemi, pesë vjet më vonë ata janë ende në paraburgim pa një vendim në horizont.” Pikërisht udhëheqësit tuaj mbështetën krijimin e këtyre dhomave. Ata e bënë këtë duke qenë të vetdijshëm për rrezikun që përbënte për çdo luftëtar të luftës. Pse? Sepse ata besonin në kauzën e tyre. Besonin se lufta për të cilën luftuan, ishte e drejtë”, tha ajo.
Kurse, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se kush i mban të mbyllur ish-krerët e UÇK-së, është kundër stabilitetit.
“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, është shprehur Ahmeti.
Protesta, e cila u organizuar nga OVL-UÇK-së, u mbështet nga “opozita”, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizmat tjerë shoqëror.
Kundër kësaj proteste u deklaruar vetëm VV-sa e Albin Kurtit. Pavarësisht kërkesave të shumta për drejtësi, deri me tani Qeveria Kurti ka heshtur ndaj këtyre thirrjeve./Nacionale