18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Paditet Madonna, akuzohet për reklamim të rremë

- Advertisement -

Madonna është paditur nga dy fansa për fillimin e koncerteve të saj në Nju Jork me dy orë vonesë.

Ikona e popit, 65-vjeç, e cila u vonua tre orë për shfaqjen e saj të dhjetorit në “Brooklyn’s Barclays Center”, vitin e kaluar, akuzohet për ‘reklamim të rremë’ në padinë e ngritur nga fansat, Michael Fellows dhe Jonathan Hadden kundër saj dhe organizatorit të koncertit “Live Nation”.

Padia e marrë nga TMZ tregon se Madonna u shfaq në të treja netët me vonëse në datat 13, 14 dhe 16 dhjetor dhe paditësit deklarojnë se shfaqjet ishin planifikuara për të filluar në orën 20:30, por përfundoi duke filluar në orën 22:30.

Ata pretendojnë se fillimi i koncerteve me vonesë është një reklamë e rreme, keqinterpretim i pakujdesshëm dhe praktika tregtare të padrejta dhe mashtruese.

Ata gjithashtu deklarojnë se Madonna ka një histori të gjatë për të mos i filluar koncertet e saj në kohë.

Paditësit pranojnë se Madonna kishte probleme shëndetësore që shkaktuan shtyrjen e datave origjinale të koncertit nga korriku në dhjetor por nuk e shohin këtë si një justifikim për vonesat gjatë netëve. Ylli u godit nga një infeksion bakterial që i rrezikoi edhe jetën, vitgin e kaluar.

Fansat thonë se ata kanë paguar përkatësisht 155,90 dollarë dhe 292,50 dollarë për bileta dhe po e artisten padisin për dëme të paspecifikuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit