28.4 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Padia ndaj ZRrE-së, Bajraktari: Shtrenjtimi i rrymës ka pasoja të pariparueshme për qytetarët

- Advertisement -

Grupi “Asnjë cent më shumë” ka bërë padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me vendimin për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind.

Lidhur me këtë, në “Edicionin Special” ka folur avokati Ardian Bajraktari, që është i përfshirë në këtë rast.

Ai thotë se iniciativa është marrë bazuar në prova, dokumente dhe për domosdoshmërinë për të shtyrë një vendim të tillë, i cili sipas avokatit, ka pasoja tek të gjithë qytetarët e Kosovës.

“E kemi bërë bazuar në prova, bazuar në dokumente, bazuar në nevojën dhe domosdoshmërinë, fillimisht të vendosjes së një mase të përkohshme për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi tepër të dëmshëm, dhe me pasoja zinxhirore e vështirë të riparueshëm për palët në procedurë, po edhe për qytetarët e vendit”.

“Vlerësojmë se ky vendim është natyrë diskriminuese, është marrë në shkelje të shumta ligjore, duke qenë i theksuar mungesa e transparencës”, u shpreh Bajraktari.

Të ngjashme

Të fundit