8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pacolli zhgënjehet nga Kurti: Tregon çka e bindi që ta votoj në vitin 2019

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Pacolli ka numëruar disa nga premtimet e bëra nga LVV, të cilat sipas tij, nuk janë realizuar.

“Premtimet elektorale të partisë në pushtet ishin shumë të zhurmshme: Nuk do të ketë asnjëherë bisedime me Serbinë: Derisa Kosova të mos hiqet nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë përbërëse e saj; Derisa të mos na kthehen trupat e pajetë të të pagjeturve; Derisa të mos kthehen librat kadastralë”.

“Derisa të mos paguhen dëmet e luftës; Derisa të mos ndalet financimi i strukturave paralele në Kosovë; Derisa të mos kthehen fondet pensionale; Derisa Serbia të mos e njohë Kosovën. Kjo ishte edhe arsyeja pse ne atë kohë votova për qeverinë Kurti 1”, ka pohuar Pacolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit