26.3 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Pacolli: Ukraina maltreton shtetasit e Kosovës, por ne vazhdojmë solidaritetin për ta

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacoll, ka thënë se përkundër që disa shtete nuk e njohin Kosovën si shtet, i lejojnë kosovarët që të hyjnë me pasaportë.

Por, Pacolli thotë se këtë nuk po e bën edhe Ukraina, duke treguar për një rast ku disa shtetas të Kosovës janë kthyer në pikën kufitare Ukrainë – Moldavi.

Pacolli tha se këta shtetas të Kosovës janë quajtur “terroristë”, dhe jnë malretuar.

Ndërsa Kosova, thotë Pacolli “vazhdon të tregojë solidaritet me Ukrainën”.

“Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë – jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe maltretuar, madje duke i quajtur “terroristë”. Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen. Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit