14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Pacolli u jep leksion mediave se si duhet të raportohet

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një statusi në Facebook, ajo u ka dhënë leksion portaleve se si duhet të raportohet.

Në postimin e fundit në Facebook ka renditur disa pika se si duhet të raportohet.

Në këtë postim, Pacolli njofton se Hyseni, Rrahimaj e Aliu në Spanjë po flasin për sukseset në luftën kundër korrupsuonit.

Postimi i plotë

Bravo! Kështu informohet publiku në Kosovë 🤦‍♀️

Për portalet që tentojnë ta luajnë rolin e opozitës e jo atë që iu takon, pra të informimit të drejtë. 

Të nderuara portale,

1. Jemi delegacioni i parë nga Kosova që po marrim pjesë në një konferencë në Spanjë.

2. Po prezantohemi njëlloj si ata nga Gjermania e Franca edhe ne nga Kosova.

3. Sot arritëm të bisedojmë me Kryetarin e Valencias, me deputetë të nivelit rajonal e me përfaqësues të të gjelbërve në Spanjë.

4. Kryetarët Alban S. Hyseni, Qemajl Aliu e Kadri Rahimaj, janë kryetarët e parë nga Kosova që prezantojnë suksesin e tyre në zgjedhjet lokale, luftimin e korrupsionit në nivel lokal dhe politikat për tranzicionin e gjelbër në qytetet që udhëheqin.

5. U inicuan hapat për fillimin e bashkëpunimit me disa qytete evropiane.

6. Morëm mbështetje nga Kryetari i Valencias, Joan Ribo, përfaqësuesit e të gjelbërve spanjollë, deputetja austriake në Parlamentit Evropian, Monika Vana, të gjelbërit nga Britania e Madhe, Irlanda, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Finlanda, etj në thirrjen tonë që Spanja ta njoh Kosovën.

…dhe u prezantuam pa fusnotë edhe atë në Spanjë.

E gjithë kjo me asnjë cent shpenzim nga buxheti i shtetit.

Kështu do të duhej ta informoni publikun.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit