Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar gjatë ditës në Gllogjan për nder të Epopesë së Dukagjinit. Nga atje Kurti është parë duke pirë raki së bashku me kreun e AAK-së, Rmaush Haradinaj.
Ky veprim i Kurtit ka ngjallur reagime nga politikanë dhe analistë të afërt me pushtetin. Fillimisht ishte kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili në një postim në Facebook tha se “dikush pin çaj, dikush raki”, duke thumbuar kështu Kurtin dhe Haradinajn.
I menjëhershem ishte reagimi i analistit të afërt me partinë në pushtet i cili i doli bëri një koment edhe më të pazakontë se Pacolli.
Duke cituar fjalët e z.Pacolli, Ramabaja thumboi këtë të fundit duke shkruar: “Një mik imi: “T’lumet na që jemi musliman, e nuk lamë gja pa ba!”
Nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur të thotë në të vërtetë zoti Ramabaja në kundërpërgjigjen e tij ndaj Pacollit.