-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Pacolli thumboi Kurtin “për raki”, Ramabaja me koment të pazakontë

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar gjatë ditës në Gllogjan për nder të Epopesë së Dukagjinit. Nga atje Kurti është parë duke pirë raki së bashku me kreun e AAK-së, Rmaush Haradinaj.

Ky veprim i Kurtit ka ngjallur reagime nga politikanë dhe analistë të afërt me pushtetin. Fillimisht ishte kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili në një postim në Facebook tha se “dikush pin çaj, dikush raki”, duke thumbuar kështu Kurtin dhe Haradinajn.

I menjëhershem ishte reagimi i analistit të afërt me partinë në pushtet i cili i doli bëri një koment edhe më të pazakontë se Pacolli.

Duke cituar fjalët e z.Pacolli, Ramabaja thumboi këtë të fundit duke shkruar: “Një mik imi: “T’lumet na që jemi musliman, e nuk lamë gja pa ba!”

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur të thotë në të vërtetë zoti Ramabaja në kundërpërgjigjen e tij ndaj Pacollit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit