7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Pacolli thotë se presidentja Osmani mblodhi krerët për të diskutuar edhe njohjen e paralajmëruar nga shteti afrikan

- Advertisement -

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, po thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën, mblodhi krerët shtetërorë në zyrën e saj, për të diskutuar edhe për çështjen e njohjes së paralajmëruar ditë më parë nga një shtet afrikan.

Kështu shkruan Pacolli, ndërsa thotë se këtë po e zbulon për ”hirë të transparencës” ndaj qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

”Shumë njerëz më pyesin (edhe në rrjete sociale) se çka ndodhi me njohjen, për të cilën i pata shkruar kryeministrit.
Për hir të transparencës, ju informoj se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar marrëdhëniet diplomatike dhe tani hapat konkretë priten nga krerët e institucioneve tona.
Presidentja paska mbledhur krerët për koordinim dhe kjo është punë e mirë. Shpresoj që do t’i shohim rezultatet”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit