Home Lajme Pacolli thotë se një publicist kosovar është shpallur fajtor në Hamburg për shkrimet kundër tij

Pacolli thotë se një publicist kosovar është shpallur fajtor në Hamburg për shkrimet kundër tij

0
Pacolli thotë se një publicist kosovar është shpallur fajtor në Hamburg për shkrimet kundër tij

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se publicisti Hajrullah Tërnava i cili e kishte sulmuar përmes shkrimeve të tij në gazetën Kosova Sot, është shpallur fajtor në të gjitha pikat e padisë. Ky proces gjyqësor thotë se u përmbyll në Hamburg të Gjermanisë.

Pacolli ndjehet i lumtur që ky proces gjyqësor përfundoi me një verdikt për të cilat thotë që demaskon të gjitha shpifjet që janë bërë ndaj tij ndër vite.

“Ai, së bashku me “gazetën” në mënyrë të vazhdueshme dhe jashtë çdo norme etike, profesionale e gazetareske ka shpifur dhe ka publikuar pretendime të trilluara, duke përdorur një gjuhë ofenduese e urrejtjeje dhe të padenjë. Nëpërmjet “shkrimeve” të tij të sajuara, ai ka tentuar të mashtrojë publikun, duke më akuzuar për çështje të ndryshme, madje edhe për vrasjen e Gervallës.

Jam i lumtur që ky proces gjyqësor ( ne Gjermani) përfundoi me një verdikt që demaskon të gjitha shpifjet e tij ndaj meje ndër vite. Ky vendim gjyqësorë do të shërbej edhe si bazë për shpifjet e shpirtezinjeve tjerë”.

Ndër tjerash, Pacolli thotë se pas kërkim faljes së Tërnaves,  nuk ka kërkuar asnjë kompensim monetar.

“Duke qenë i vetëdijshëm për gjendjen psiko-ekonomike të Hajrullah Ternavës, E FALA, nuk kërkova asnjë kompensim monetar. Megjithatë, para Gjykatës, ai pranoi se shkrimet e tij nuk kishin asnjë deshmi, pa bazë etike, ligjore apo professionale dhe në të njëjtën seancë, me shkrim, kërkoi falje dhe garantoi se do të fshinte të gjithë artikujt e publikuar prej tij, të cilët përmbanin shpifje.  Dua të sqaroj se unë nuk e kam njohur kurrë Hajrullah Ternavën dhe heren e parë u takuam ne gjyq ne Hamburg”.

Po ashtu, Pacolli ka publikuar edhe kërkim faljen ndaj tij që bëri Hajrullah Tërnava të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Kerkim- falje

———————-

Me këtë deklaratë, unë, Hajrullah Ternava i lindur më 13.04.1952, Schützenstraße 29 21255 Tostedt, deklaroj sa vijon:

Në periudhën nga 20.02.2021 deri më 04.01.2022 kam shkruar 6 artikuj për botimin online të gazetës Kosova Sot, të cilët kanë të bëjnë me z. Behgjet Pacolli.

Artikujt janë objekt i procedurës gjyqësore private 2 Bs 1/23 në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tostedt, Gjermani.

Në këta artikuj kam bërë pretendime të pavërteta për z. Behgjet Pacolli dhe i kam dëmtuar ndjeshëm reputacionin e tij!

Përveç kësaj, e kam fyer rëndë atë e për këtë, kërkoj falje eksplicitisht dhe sinqerisht. Në të ardhmen, do të përmbahem nga deklarata të tilla. Në veçanti: Nuk është e vërtetë që z. Behgjet Pacolli është pjesë e një mafie oligarkësh apo një politikan kriminal apo mafioz.

Në veçanti, është plotësisht e pavërtetë që z. Behgjet Pacolli ka ndonjë lidhje, qoftë edhe të largët, me vrasjen e Jusuf Gërvallës, vëllait të tij Bardhosh dhe Kadri Zekës më 17.01.1982 në Heilbronn. Gjithashtu, nuk është e vërtetë që z. Behgjet Pacolli është një agjent i shërbimit sekret serb apo që bashkëpunon me të.

Nuk është e vërtetë që z. Behgjet Pacolli ka blerë vota për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në veçanti, kjo nuk është bërë me fonde nga krimi i organizuar. Nuk është e vërtetë që z. Behgjet Pacolli ka pastruar para nga krimi i organizuar në Kosovë, nga korrupsioni, shmangia e taksave dhe veprat penale të lidhura me narkotikët.

Në fund, gjithashtu nuk është e vërtetë që 8 vjet para datës 04.01.2022, asnjë person në Prishtinë nuk mund të merrte një leje ndërtimi nëse nuk kishte marrë pjesë në aktet e korrupsionit dhe/ose pastrimit të parave të paditësit privat.

Më vjen shumë keq që e kam quajtur z. Behgjet Pacolli një “kriminel të sëmurë dhe të etur për pushtet”. Po ashtu, më vjen keq që e kam quajtur atë një “shantazhues” dhe “oligark rusofil”.

Më vjen gjithashtu keq që kam shkruar se ai “e përdor politikën vetëm për interesat e tij personale”.

Po ashtu, kërkoj falje për faktin që e kam quajtur atë një “pleh” dhe që kam thënë se ai “i gjunjëzohet udhëheqësve politikë” vetëm për të përdorur politikën në mënyrë që të përfitojë personalisht nga ajo dhe për t’i shantazhuar ata për këtë qëllim.

Me këtë deklaratë, unë i jap zotit Behgjet Pacolli leje të qartë dhe të pakthyeshme që ta publikojë dhe ta përhapë këtë letër pa asnjë kufizim.

Kjo kërkim-falje ka për qëllim ta ndihmojë atë të rivendosë reputacionin e tij të cilin ia kam dëmtuar rënd.

Përveç kësaj, unë angazhohem që për gjashtë muajt e ardhshëm të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të siguruar që artikujt e botuar në *Kosova Sot* të hiqen nga interneti.

Në veçanti, do të kontaktoj redaksinë kryesore të gazetës për këtë çështje.

Unë angazhohem që të jap informata të plota për këtë korrespondencë para z. Behgjet Pacolli.

Gjithashtu, unë angazhohem që pa asnjë kërkesë paraprake t’ia dorëzoj këtë korrespondencë avokates së tij, znj. Dr. Diana Grün.

**Tostedt, më 15.01.2025**

**Hajrullah Ternava**

( nenshkrimi)

Exit mobile version