Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit.
Pacolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Nishanin do ta kujtojë si njeri të urtë dhe se do t’i mungojë kombit shqiptar.
“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!”, ka shkruar ai.