6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Pacolli reagon pasi u dënua mërgimtari që kanosi Hotin

- Advertisement -

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar sot me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, për kanosjen e deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin.

Këtë vendim kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka cilësuar si vendim si të drejtë, derisa ka thënë se shpreson të shërbejë si paralajmërim “për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye  fyejnë, shajnë e  kërcënojnë njerëzit.”

“Vendimi i sotëm ishte korrekt! Ky nuk është vetëm një gjykim në favor të drejtësisë së zotit Avdullah Hoti, por shpresoj të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye fyejnë, shajnë e kërcënojnë njerëzit. Vendim shumë i drejtë!”, ka shkruar Pacolli.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit