0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli edhe në lidhje me sulmin ndaj policëve që ndodhi në Skenderaj.

Ajo u shpreh se shpreson që organet e drejtësisë të marrin vendimin e duhur për ata që e kanë kryer këtë akt.

“Më vjen keq për policët që janë plagosur në detyrën e tyre dhe uroj që ata të shërohen sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe që organet e drejtësisë të vendosin në mënyrën e duhur për ata që e kanë kryer këtë akt, sepse me veprime të tilla dërgojmë mesazhe jo të mira në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Tutje, ajo u shpreh se nuk duhet të flitet për Bekim Jasharin, por për personat që janë të përfshirë në këtë rast, përcjell Klankosova.tv.

“Është gabim të ndërlidhim veprimet e dikujt tjetër me dikë tjetër, ndonëse kanë pasur çfarëdo kontakti apo miqësie, ata të cilët e kanë kryer krimin duhet të përgjigjen para drejtësisë dhe ne nuk duhet të ngrisim dilema për qytetarët e tjerë të Kosovës, prandaj nuk kemi pse të flasim për z.Jashari, mund të flasim për personat që kanë qenë të involvuar në krim dhe jo për të tjerët”, u shpreh tutje ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit