10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Pacolli: Punëtorët tanë janë të sigurtë, tani në Kazakistan është kthyer edhe interneti

- Advertisement -

Pronari i kompanisë Mabetex, Behgjet Pacolli, ka treguar se si është gjendja e punëtorëve shqiptarë në Kazakistan, pas protestave dhe zhvillimeve që ndodhen atje gjatë javës që shkoi.

Pacolli thotë se deri më tani nuk ka asgjë që ka penguar jetën normale të punëtorëve të kompanisë Mabetex dhe se siguria për të gjithë bashkëpunëtorët është në nivelin e duhur.

Po ashtu, Mabetex me anë të një komunikate zyrtare bën të ditur se interneti në Kazakistan është kthyer dhe se punëtorët janë në kontakt me familjet e tyre.

“Mabetexi informon për situaten në Kazakhistan. Deri tani nuk ka asgjë që mund të konsiderohët se është penguar jeta normale e puntorëve të Kompanisë Mabetex. Sigurija për bashkëpuntorët tonë është në nivel te duhur”, ka thënë Pacolli.

Ky është statusi i plotë i Pacollit në Facebook:

Mabetexi informon për situaten në Kazakistan. Deri tani nuk ka asgjë që mund të konsiderohët se është penguar jeta…

Posted by Behgjet Pacolli on Monday, January 10, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit