Kryetari i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli shpesh herë ndanë histori të jetës së tij me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ai sot ka ndarë një pjesë të jetës së tij, e që lidhet me shëndetin.
Pacolli tha se dikur mjekët kishin menduar se kurrë nuk do të mund të punonte përsëri, por Zoti donte diçka tjetër.
Ai theksoi se pas 43 viteve u lirua nga ky konstruksion dhe mund të lëviz pa problem.
Postimi i plotë:
Dikur mjekët menduan se kurrë nuk do të mund të punoja përsëri, por Zoti donte diçka tjetër. Sot para 43 viteve u lirova nga ky konstruksion dhe munda të lëviz pa probleme.
Jam mirënjohës për çdo moment të jetës sime.