24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Pacolli publikon foto nga koha e studimeve në Prishtinë: Merrja bukë nga Mareci, atë ushqim e kisha për një jave

- Advertisement -

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi të tij sa ishte student në Prishtinë.

Pacolli në fotografi u duk ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Ai më tej tregon vështirësitë që ka pasur sa ka qenë student, duke folur për varfërinë e skajshme që ai jetonte. Pacolli e përshkruan këtë si periudhën më të vështirë të tij.

Në rrëfimin e tij me shkrim, ai tha se e kishte zor të nxjerrtë bukën që e merrte me veti në prani të studentëve të tjerë.

Postimi i plotë i tij:

Kjo fotografi është nga periudha kur isha student në Prishtinë. Veshmbathja ime tregon më së miri gjendjen e vështirë financiare timen. Shpesh herë më vinte zor të nxirrja edhe bukën në prani të nxënësve të tjerë, pasi që unë e merrja me vete të hënën, ndërsa kthehesha nga Mareci, dhe atë bukë e kisha për tërë javën.

Deri të mërkuren ose të enjten, ajo bukë hahej disi, por pastaj mykej dhe bëhej e papërdorshme. Ditë tjera të javës duhej disi ti kaloja, për të blerë bukë tjetër nuk ishte mundësia sepse nuk kisha asnjë qindarkë me vete, zgjidhja e vetme ishte të merrja rrugën këmbë për në Marec, shpesh më ndodhke dy herë në javë.

Qysh nga ajo kohë kam kuptuar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Andaj Fondacioni im vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje.

Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit