Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është përpjekur që të bëjë humor përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Pacolli e ka nisur ditën duke thënë se sot është pozitiv me disponueshmëri, por jo edhe me test të Covidit.
Bashkangjitur më këtë shkrim, Pacolli ka publikuar edhe një fotografi.
“Pershendetje…sot jemi pozitiv…por jo persa i perket testit per Covid por për disponueshmërisë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.