Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka përshkruar si marrëzi vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.
“Jetësimi i ‘luftës totale të Qeverisë së Kosovës kundër të gjithëve’ është e vetmja përgjigje për të kuptuar pse i është anuluar licenca e funksionimit të Klan Kosova”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Çfarë marrëzie!, ka thënë tutje ai.
MINT-i e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.
Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.