-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Pacolli për ndërkombëtarët: Mos të na bëjnë presion vetëm neve, të respektohemi si shtet

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur në lidhje me deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili së fundi i tha Qeverisë “mos urino në derën e klubit ku dëshiron të hysh”.

Sipas saj, Kosova ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe se një qasje e tillë, “është e padrejtë”.

“Ne kemi shpreh gatishmëri që të bashkëpunojmë, ne jemi shteti që më së shumti po avancojmë në demokraci në krahasim me shtetet e rajonit, kemi dalë shteti i parë për lirinë e shprehjes, shtypit si dhe në avancimin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, kështu që qasja e tillë ndaj Kosovës është e padrejtë sepse ne tashmë jemi rëndit, politika e jashtme është në vijë të njëjtë me politikën e jashtme të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Pacolli, duke mohuar pretendimet se Qeveria nuk koordinohet me faktorin ndërkombëtar, veçse kërkon që Kosova të respektohet si shtet.” – ka thënë ajo për “EO”.

Pacolli thotë se “po kërkojnë të respektohen si shtet”, dhe “mos t’u bëhet presion”.

“Pra ne jemi në linjë me BE dhe ajo çfarë ne po kërkojmë është që ne të respektohemi si shtet, kërkesat tona të merren seriozisht dhe mos të na bëhet presion vetëm neve si shtet kur e din edhe SHBA-ja edhe ambasadori edhe të tjerët që janë të angazhuar e dinë që kemi të bëjmë me një shtet agresorë, pra njëjtë sikur se Ukraina që ka në kufijtë një shtet agresorë siç është Rusia ne e kemi Serbinë, e cila kërcënon Kosovën, kërcënon Bosnjën dhe tenton të destabilizojë edhe Malin e Zi, dhe kështu që ne nuk mundemi t’i nënshtrohemi kërkesave të Serbisë dhe presioni të bie më shumë mbi Kosovën se sa mbi shtetin serb, dhe unë mendoj që deklarata të tilla janë të padrejta karshi Kosovës siç janë të padrejta edhe vendimet e BE për t’i vendosur sanksionet shtetit të Kosovës.” – u shpreh ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit